Skuadra futbolli, trajnerë, lojtarë dhe njerëz të sportit, janë bashkuar për t’u lutur për shëndetin e ish trajnerit të Manchester United, Alex Ferguson.
Sir Alex Ferguson i është nënshtruar një operacioni pas gjakderdhjes në tru.
Mediet në Angli raportojnë se Ferguson u mor nga shtëpia e tij në Cheshire rreth orës 9 të mëngjesit me një ambulancë dhe u dërgua në spitalin e rrethinës Maccelesfield.
Në anën tjetër, skuadra e Manchester United ka lëshuar një komunikatë në orët e mbrëmjes për të njoftuar se Ferguson i është nënshtruar një operimi.
“Sir Alex Ferguson ka kaluar një operacion urgjence sot për një gjakderdhje të trurit. Procedura ka shkuar shumë mirë, por ai ka nevojë për një periudhë të kujdesit intensiv për të optimizuar shërimin e tij. Familja e tij kërkon privatësi në këtë çështje”, thuhet në njoftimin e Manchester United.
Menjëherë pas publikimit të lajmit, skuadra të futbollit, trajnerë dhe lojtarë, i kanë uruar shërim të shpejtë legjendës skoceze, që numëron 76 vite.
https://twitter.com/ManUtd/status/992846759645925376
https://twitter.com/Arsenal/status/992846480766533632
https://twitter.com/SpursOfficial/status/992849429630717953
https://twitter.com/bayer04_en/status/992849146926260225?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Flajmi.net%2Fbota-e-sportit-bashkohet-per-alex-fergusonin%2F&tfw_creator=lajminet&tfw_site=lajminet
https://twitter.com/piersmorgan/status/992849099413180416
https://twitter.com/carras16/status/992844408193241089
https://twitter.com/Pschmeichel1/status/992847124843958273
https://twitter.com/NBAUK/status/992849377923387392
https://twitter.com/LaLigaEN/status/992848201387528197
https://twitter.com/FIFAcom/status/992851574128041984