Një kthesë e papritur ka ndodhur mbrëmjen e sotme (e mërkurë) për shkak se Napoli ka njoftuar se ata do të “shtyjnë” shitjen e Marek Hamsikut te skuadra Dalian Yifung për shkak se “ka ndryshuar” metoda e pagesës.
Marrëveshja ishte e gjitha e vendosur dhe lojtarit madje i është organizuar një event lamtumirës nga bashkëojtarët e tij mbrëmjen e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, këtë mbrëmje Napoli ka lëshuar një deklaratë përmes faqes së tyre zyrtare duke konfirmuar se situata ka ndryshuar.
“Calcio Napoli ka vendosur për të shtyrë shitjen e Marek Hamsikut te klubi kinez për shkak se metoda e pagesës nuk përshtatet me atë të rënë dakord në marrëveshjen e mëparshme”
Fjala “shtyrë” është shfrytëzuar, por kjo mund t’i referohet edhe ndonjë dështimi total të marrëveshjes.
Napoli ishte paraparë të fuste në xhep 15 milionë euro, plus bonuse, ndërsa lojtari do të fitonte 9 milionë euro në vit në Kinë./arbresh.info/
https://twitter.com/sscnapoli/status/1093211586460815361
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...