Mohammed Kudus është bërë një nga yjet më të mëdha afrikanë në futbollin evropian dhe aktualisht po shkëlqen për skuadrën angleze West Ham United.
Mesfushori ganez falë paraqitjeve fantastike me fanellën e skuadrës londineze ka zgjuar interesimin nga top klubet evropiane përfshirë Liverpoolin, Man Cityn, Chelsean dhe Barcelonën.
Megjithatë nuk është asnjëherë lehtë të blihet një futbollist nga West Hami, pasi klubi londinez njësoj siç bëri me Declan Rice nuk do ta lejoj largimin e yllit kryesor të skuadrës për një çmim të lirë.
The Sun ka raportuar se ‘Çekanët’ tanimë i kanë vendosur një çmim të lartë të largimit lojtarit të tyre më të mirë.
Klubi londinez ka njoftuar skuadrat e interesuara se Kudus nuk do të largohet pa u paguar shuma e 100 milionë eurove.
24-vjeçari i kishte kushtuar londinezëve 43 milionë euro në vitin 2023, derisa në 54 ndeshje zyrtare deri më tani ka shënuar 15 gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë. /Telegrafi/
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...