Trajneri i Nigerisë, Gernot Rohr, ka thënë se ekipi i tij nuk do të tregojë aspak mëshirë për Lionel Messin dhe Argjentinën në ballafaqimin e sotëm në Shën Petersburg.
Në dy ndeshjet e para në Grupin D, ylli i Barcelonës dështoi të lërë mbresa duke e humbur penalltinë në barazimin 1-1 kundër Islandës dhe nuk u pa në humbjen 3-0 ndaj Kroacisë, transmeton Gazeta Express.
Kjo duket të jetë Kupa e fundit e Botës për Messin, me Argjentinën buzë eliminimit, nëse nuk shënon fitore sonte kundër Nigerisë dhe Kroacia të fitojë kundër Islandës. Në rast fitoreje nga Islanda, Argjentinës i duhet fitore me rezultat të thellë ndaj Nigerisë për ta siguruar biletën për 1/8 e finales.
Megjithatë, trajneri gjerman insiston se ekipi i tij është i gatshëm për fitoren e parë kundër Argjentinës në Kupën e Botës.
“Ne e duam këtë lojtar të madh, Messin, të gjithë e duan, në fakt”, tha Rohr në konferencë për media para takimit.
“Por, për ne nuk është në pyetje nëse jy është Botërori i fundit për të. Nuk kemi ardhur këtu për ta shikuar atë duke luajtur. Jemi këtu për të nxjerrë rezultate. Ne jemi profesionist dhe duhet t’i mbrojmë ngjyrat e Nigerisë. Në futboll nuk ka mëshirë, as keqardhje. Të gjithë duan të fitojnë”, shtoi ai.
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para