Ylli holandez i Liverpoolit, Virgil van Dijk ka adresuar thashethemet që e lidhin atë me një kalim te Real Madrid verën e ardhshme.
Mbrojtësi i Liverpool foli për angazhimin e tij ndaj klubit, duke thënë vetëm fjalë dashurie.
“Unë e dua klubin, klubi më do mua. Unë i dua tifozët, tifozët më duan mua”, ka thënë fillimisht Van Dijk.
Van Dijk gjithashtu ndau besimin e tij se ai mund të vazhdojë të luajë në nivelin më të lartë edhe për disa vite të tjera.
“Për mendimin tim, mund të luaj edhe për tre, katër vjet të paktën në nivelin më të lartë”, tha ai.
Kontrata aktuale e 33-vjeçarit me Reds vlen deri në korrik 2025, por ai pritet të nënshkruajë një marrëveshje të re në të ardhmen e afërt.
“Do të shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja”, u përgjigj holandezit pyet për të ardhmen. /Telegrafi/
Rama publikon pamje nga Unaza e Madhe e Tiranës
Nipi vjedh 9 mijë euro nga gjyshja, blen armë me paratë e vj...
I mituri hedh mjet piroteknik në drejtim të KFOR-it në Mitro...
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, policia nis ...
Një grua raporton në polici për zhdukjen e dy vajzave të saj...
Policia jep detaje për plagosjen me armë në Prishtinë, i dys...