Shumë u përfol për një transferim te kuqezinjtë e Milanit në Serie A, por Niclas Fullkrug do të vijojë karrierën në Premier League.
31-vjeçari është shumë afër firmës me West Hamin. Londinezët kanë gjetur gjuhën e përbashkët me Borussian e Dortmundin.
Dhe tashmë duhet të arrijnë marrëveshjen me menaxherin e sulmuesit të kombëtares gjermane.
Fullkrug mbërriti në finalen e Championsit edicionin e kaluar me verdhezinjtë.
Ndërkohë që ishte pjesë e Gjermanisë në Euro 2024. Kompeticion ku realizoi dy gola duke ardhur nga pankina.
Fullkrug shpresonte të bëhej pjesë e Milanit, teksa tashmë duhet të gëzohet me kalimin te West Hami në ishull.
Klub që e kërkoi edhe gjatë verës së kaluar.
Por lojtari nga Hannoveri, i cili ishte pjesë e Werderit, zgjodhi kalimin në “Signal Iduna Park”.
Kjo do të jetë eksperienca e parë jashtë vendit për qendërsulmuesin gjerman./Ss
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...