E diela sjell dy super takime në NBA: Brooklyn sfidohen nga Donçiq, Clippers kanë përballë Bucks

19:24 | 27 Shkurt 2021
S D

E diela fillon hërët në kanalet sportive të Artmotion. Në një takim që nis mëngjesin e së dieles takohen dy skuadra shumë të rëndësishme dhe të talentuara të ligës më atraktive të basketbollit në botë. Dallasi dhe Brooklyn përballen me njëra-tjetrën në një takim që ka rëndësi të madhe për vazhdimin e sezonit. Ky duel luhet të dielen me fillim nga ora 02:30 teksa transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.

Mavericks po kalojnë në një formë fantastike dhe janë rikthyer në garën për pozitat e playoffit ndërsa në anën tjetër Nets tashmë janë konsoliduar dhe po tregojnë se pse llogariten favoritë për të ngritur në fund trofeun e NBA.

Dallasi ka arritur 14 fitore dhe 15 humbje, teksa në anën tjetër Nets kanë arritur tashmë fitoren e 20 krahas 11 disfatave, transmeton KlanKosova.tv.

Mbetet të shihet se a do të ketë fuqi Luka Donçiq që të duelojë me treshen e frikshme Irving, Harden dhe Durant.

Dallas Mavericks, 5-shja e mundshme titullare:

Luka Donçiq, Josh Richardson, Tim Hardaway Jr, James Johnson, Willie Cauley-Stein.

Brooklyn Nets, 5-shja e mundshme titullare:

Kyrie Irving, James Harden, Bruce Broën, Kevin Durant, DeAndre Jordan.

21:30 L.A CLIPPERS – MILWAUKKE BUCKS ART SPORT 1

E diela sjell edhe një duel tjetër në orar të përshtatshëm në kanalet sportive të Artmotion. Dy prej skuadrave më të mëdha në sezonet e fundit të NBA. Clippers dhe Bucks përballen mes tyre në një duel me rëndësi të madhe sa i përket luftës për pozitat e para si në lindje ashtu edhe në perëndim.

Milwaukke Bucks kanë gjetur kohëve të fundit formën që e kishin edhe në sezonet paraprake, kjo pas disa dështimeve në takimet radhazi. Nga ana tjetër, Clippers nuk po ndalen qysh nga rikthimi në fushë i super dyshes, Kaëhi Leonard dhe Paul George dhe tashmë kanë vendosur kandidaturën për pozitën e parë në bregun perëndimor.

Milwaukke aktualisht janë të tretët në lindje me 18 fitore dhe 13 disfata teksa në perëndim Clippers kanë arritur 22 fitore, krahas 10 humbjeve.

Interesant padyshim pritet të jetë përballja mes MVP-së aktual, Giannis Antotekounmpo dhe superyllit tjetër, Kaëhi Leonard.

L.A Clippers, 5-shja e mundshme titullare:

Patrick Beverly, Paul George, Kaëhi Leonard, Marcus Morris, Serge Ibaka.

Milëaukke Bucks, 5-shja e mundshme titullare:

Jrue Holiday, Donte DiVicenzo, Khris Middleton, Giannis Antetokoumpo, Brook Lopez.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme