Google ADS

E diela, dita e kupave

19:10 | 22 Maj 2018
Arbresh.info

E diela e 27 majit në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë do të jetë festë futbolli, pasi do të zhvillohen ndeshjet finale të Digitalb Kupës së Kosovës, njofton FFK, transmeton arbresh.info.

Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e këtyre ndeshjeve, sot, në selinë e FFK-së, Komisioni i Garave ka tërhequr shortin për skuadrat që do të jenë në cilësinë e vendasit.

Kësisoj, në orën 13:00, do të luhet finalja në konkurrencën e femrave, Mitrovica – Hajvalia, derisa në orën 16:00, do të përballen Vëllaznimi – Prishtina, në konkurrencën e meshkujve. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme