Luis Enrique dhe Federata e futbollit të Spanjës nuk kanë nxitim sa i përket rinovimit të kontratës.
Gjatë epokës së presidentit, Villar ka qenë traditë se pas çdo kualifikimi në Botëror, trajnerit automatikisht i rinovohej marrëveshja për edicionin pasardhës.
Dhe jo vetëm kaq, trajnerë të tillë si Clemente, Camacho, Saez, Luis Aragones, Del Bosque dhe Lopetegui kanë përfituar rritje të pagës nga 15 deri 25 për qind.
Hera e fundit kur Spanja nuk u kualifikua në Botëror ishte në kohën sa shteti ishte në diktaturë.
Presidenti i Federatës spanjolle, Luis Ruiales, është i kënaqur me punën që po zhvillon trajneri Enrique në fushë, por ka dyshime me marrëdhëniet që ai krijon jashtë fushe, me bashkëpuntorët në Federatë dhe me mediat.
Gjithsesi, fraza e trajnerit “federate dhe jemi komod dhe kemi harmoni, nuk më shqetëson çështja e rinovimit, është diçka që do të diskutohet pas Botërorit”, tregon se duhet të përfundojë eventi “Katar 2022” për të parë në Luis Enrique do të vazhdojë të drejtojë Kombëtaren e Spanjës./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...