E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram për të ndarë lumturinë e saj “supreme” pas lindjes.
Georgina Rodriguez, e cila dukej tejet e kënaqur, shfaqet duke mbajtur beben e saj në këmbë e rrethuar e gjitha me lule, transmeton portali arbresh.info.
“Alana Martina ka lindur më 12.11.2017”, ka shkruar në rrjete sociale modelja spanjolle që është bërë për herë të parë nënë.
“Të qenurit nënë dhe rritja e të vegjëlve gjatë gjithë kohës në këtë shtëpi më ka dhënë një eksperiencë jashtëzakonishtë të lumtur, tani me arritjen e Alana Martinas ne jemi të gjithë shumë të lumtur”
“Dua ta falënderoj stafin mjekësor për përkujdesin e madh që ata na kanë dhënë para, gjatë dhe pas lindjes”
Ylli i Real Madridit tashmë ka tre fëmijë dhe mirëpriti të katërtin në jetë të dielën, transmeton portali arbresh.info.
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...