Karriera e një futbollisti mund të marrë një kthesë të pabesueshme, në varësi të rrethanave. E tillë mund të rezultojë edhe ajo e Elseid Hysajt, pas një sezoni me shumë dyshime në radhët e Napolit.
Pasi humbi rolin e titullarit të padiskutueshëm me Carlo Ancelottin trajner, mediet italiane kanë raportuar në vazhdimësi për një largim të mundshëm të 24-vjeçarit nga Napoli.
U afrua shumë me Chelsean, që drejtohet nga ish-trajneri i Napolit, Maurizio Sarri, u tha madje që Ancelotti ka ndërruar mendje dhe vlerëson cilësitë e tij në aspektin mbrojtës, madje që edhe Interi ka shfaqur interes për të.
Ndërsa, gjatë ditës së sotme del në skenë edhe Juventusi. Po, Juventusi i Cristiano Ronaldos, që ende është në kërkim të një trajneri, përcjell Supersport.
Janë disa emra të rëndësishëm për të marrë drejtimin e “Zonjës së Vjetër”, ndër të cilët edhe Maurizio Sarri, pozicioni i të cilit që është në fije të perit te Chelsea.
Madje nga Anglia raportojnë se çfarëdo që të ndodhë në finalen e Ligës së Evropës, italiani do të shkarkohet. E nëse kjo ndodh, atëherë me shumë mundësi do të marrë Juventusin.
Pikërisht në stacionin e radhës të karrierës, me kampionët e Italisë, pritet të kërkojë Elseid Hysajn, të cilin e ka pikë të dobët.
A do të ketë fatin shkodrani kuqezi të luajë krah Ronaldos? Mediat italiane, më konkretisht “Corriere dello Sport”, tashmë e ka hedhur si hipotezë.
Është e qartë që Ancelotti ka kërkuar shitjen e tij, por nëse rrethanat çojnë Sarrin te bardhezinjtë, atëherë edhe Hysaj mund të bëhet pjesë e kampionëve të Italisë. /Telegrafi/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...