Federata Shqiptare e Futbollit e ka ndarë mendjen që pasuesi i De Biasit në krye të kombëtares do të jetë një trajner me emër të njohur në arenën ndërkombëtare.
Pas Filipo Inzagit me të cilin FSHF-ja është futur në negociata, emri i radhës që ka dalë në skenë është ai i ish-futbollistit legjendar brazilian, Roberto Karlos, raporton “Panorama Sport”. Këtë lajm e transmetuar portali i njohur italian “Tuttomercatoweb”.
Situata e Roberto Karlosit megjithatë është disi e komplikuar, pasi para disa ditësh ai ka gjetur akordin për t’u bërë trajneri i një skuadre të re në Australi, Sauth Melburn. Kjo skuadër pret vetëm licencën nga Federata Australiane e Futbollit për të luajtur në kategorinë elitare Liga A.
Gjatë karrierës së tij si trajner, Roberto Karlos ka drejtuar skuadrat e Anzhit, Sivasporit, Akhisar Beledijesporit dhe së fundmi në sezonin 2015-2016 indianët e Delhi Dinamos./arbresh.info/
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...