E ardhmja e tij ende e turbullt te Al-ittihad, Chelsea shpreh interesim
Francezi supozohet se dëshiron të largohet nga Al Ittihad dhe do të jetë i hapur për t’u rikthyer në Evropë. Megjithatë, David Ornstein thotë se kjo nuk do të ndodhë.
“Karim Benzema, sipas informacioneve që kam, do të qëndrojë në Ligën Pro të Arabisë Saudite ”, ka thënë gazetari në podkastin Daily Transfer Briefing.
“Ky është qëllimi i ekipit dhe nuk do të ndryshojë, Al-Ittihad, pavarësisht se ka një problem që po ndodh tani dhe sugjerimet se ai nuk do të paraqitet në kampe stërvitore”.
“Më është thënë se ai do të riintegrohet në stërvitje, takimet do të zhvillohen dhe mendoj se janë planifikuar disa seanca në Dubai për më vonë këtë javë, dhe ata do të përpiqen ta qetësojnë atë situatë”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...