E ardhmja e Ole Gunnar Solskjaer si trajner i Manchester United është ende e pavendosur pasi klubi thuhet se mbajti një mbledhje urgjente të bordit të shtunën mbrëma.
Gjatë së shtunës, “Times” raportoi se Solskjaer mund të shkarkohej pasi United u mund 4-1 në udhëtim te Watford.
EXCLUSIVE: Manchester United have called an emergency board meeting to discuss Ole Gunnar Solskjaer’s dismissal as manager. The Sunday Times understands the virtual meeting has been scheduled for 7pm with Solskjaer’s compensation terms on its agenda. https://t.co/aaONCsyJW4
— Times Sport (@TimesSport) November 20, 2021
Por, “Sky Sports” tani raporton se e ardhmja e teknikut norvegjez mbetet e paqartë pas bisedimeve mes kryetarëve të klubit.
BREAKING: Ole Gunnar Solskjaer’s future as Manchester United manager still undecided after emergency meeting of club officials following Watford defeat
— Sky Sports News (@SkySportsNews) November 20, 2021
United tani ka fituar vetëm katër ndeshje në 13 dhe humbja e së shtunës i lë në vendin e 7-të në Premier League dhe vetëm tetë pikë larg tre ekipeve në fund të tabelës.
Sipas “Manchester Evening News”, disa lojtarë dhe stafi ishin në lot në dhomën e zhveshjes së “Vicarge Road” pas ndeshjes, ndërsa “The Sun” pretendon se Solskjaer tashmë i ka dhënë lamtumirën skuadrës.
“The Times” gjithashtu raportoi se familja Glazer që zotëron klubin ka udhëzuar zyrtarët e klubit që të përshpejtojnë përpjekjet për të bindur Zinedine Zidane të marrë përsipër menaxherin në “Old Trafford”./Arbresh.info
Putini i thotë Azerbajxhanit se mbrojtja ajrore ruse ishte e...
Hajrullahu: Pa digjitalizim, UP-ja nuk mund të ecë përpara
Kryetarit të Strugës i konfiskohet pasaporta
Florentino Perez ia refuzon kërkesën Kylian Mbappes për ta t...
Aktorët e Teatrit Kombëtar që 40 ditë në grevë
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...