Google ADS

E ardhmja e Ronaldos në rrezik, Reali mendon zëvendësimin e tij

21:08 | 21 Mars 2017
Arbresh Info

Real Madridi është duke kërkuar zëvendësuesin e mundshëm afatgjatë të Cristiano Ronaldos.

Cristiano Ronaldo ka kaluar një sezon të vështirë në Madrid pavarësisht 19 gola në La Liga gjatë 22 ndeshjeve, transmeton portali arbresh.info. Ish ylli i Manchester United ka shfaqur shenja se forma e tij është zbehur derisa vazhdon të jetë me gjashtë gola prapa yllit të Barcelonës – Lionel Messit.

Raportet në Spanjë sugjerojnë që koha e Ronaldos në ‘Santiago Bernabeu’ mund të jetë e kufizuar. Madje, gazeta spanjolle ‘Diario Gol’ raporton se Real Madridi është duke kërkuar për zëvendësuesit e mundshëm të superyllit.

Barcelona po ashtu pritet të investoj shumë gjatë verës për një sulmues të klasit botëror. Paulo Dybala i Juventusit dhe ylli i Atletico Madridit, Antoine Griezman, janë të dy në radarin e tyre.

Megjithatë, raporti nga gazeta e lartpërmendur thotë se Madridi ka frikë që Barcelona t’ia shkatërroj planet e tyre për zëvendësuesin e Ronaldos për shkak se edhe “Los Blancos” janë pas shërbimeve të tyre.

Karim Benzema është duke luftuar gjithashtu për qëndrueshmëri dhe gjiganti spanjoll ka frikë se ata duhet të mbështet në Ronaldon edhe sezonin tjetër./arbresh.info

Të ngjashme