E ardhmja e Mustafit ende e paqartë, mbrojtësi shqiptar ka katër oferta

13:00 | 29 Korrik 2021
A. B.

Shkodran Mustafi vazhdon të mbetet një futbollist i lirë, pas largimit nga Schalke 04.

Qendërmbrojtësi shqiptar ishte bashkuar me klubin gjerman në janar të këtij viti, por u largua si futbollist i lirë pasi Schalke 04 humbi statutin e ekipit elitar në Gjermani.

Edhe pas dy muajve që mbetet lojtar i lirë, Mustafi ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, përkundër se ofertat nuk mungojnë në drejtim të tij.

Mediat gjermane dhe ato turke raportuan se Mustafi do ta vazhdojë karrierën në Turqi, ku Goztepe dhe Fenerbahce janë gati t’i ofrojnë pagë të majme lojtarit, por që ai ende nuk ka vendosur.

Për qendërmbrojtësin kampion bote në vitin 2014, mund të ketë një rikthim në La Liga ose Serie A.

Celta Vigo prej kohësh po bisedon me agjentin e tij, derisa në Serie A, Mustafi po kërkohet nga Fiorentina.

Gjithsesi sipas mediave në Gjermani, Mustafi do të vendosë përfundimisht për të ardhmen e tij në javën e parë të muajit gusht. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme