Interi po planifikon të bëjë një ofertë të përmirësuar për Romelu Lukakun, por po pret derisa kalimi i Andre Onana te Manchester United të zyrtarizohet.
Skuadra e Serie A është e vendosur të sjellë sulmuesin e Chelseat në “San Siro” në baza të përhershme pasi huazimi i tij përfundoi këtë verë.
The Times raporton se ata shpresojnë të bëjnë një ofertë më të mirë pasi u refuzua një ofertë prej 30 milion euro, por ata kanë nevojë për injeksionin e parave nga lëvizja e mundshme e Onanës te United, të cilët kanë ofruar 50 milion për portierin.
Thuhet se Lukaku e ka për zemër një kalim të përhershëm në Inter, pasi tashmë ka refuzuar një ofertë të madhe nga Arabia Saudite.
AC Milan dhe Juventus kanë qenë të dy në bisedime për të nënshkruar me belgun gjithashtu.
Chelsea po kërkon 40 milion funte për 30-vjeçarin dhe nuk i konsideron bisedimet me Interin si serioze sepse ata nuk janë të gatshëm të ulin çmimin e kërkuar.
Raporti thotë se “Nerazzurrët” do të bëjnë një ofertë të përmirësuar për të pasi Onana të largohet dhe ata shpresojnë të nënshkruajnë Yann Sommer nga Bayern Munich për të zëvendësuar portierin./Arbresh.info/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje