Real Madridi thuhet se dëshiron të shtyjë çdo vendim në lidhje me të ardhmen e Isco deri në fund të sezonit.
Isco është duke kaluar në një sezon frustrues në Real Madridi nën udhëheqjen e trajnerit Zinedine Zidane, transmeton portali arbresh.info. Reprezentuesi spanjoll ka shënuar vetëm pesë gola për gjigantin në La Liga këtë sezon.
Arsenali dhe Barcelona janë shfaqur të dy si kandidatë për të shpëtuar atë nga tmerri që ai është duke përjetuar në Madrid. Por, ‘Goal’ pretendon që klubi ka vendosur tashmë për të pritur deri në përfundim të sezonit për të vendosur rreth të ardhmes së tij.
Lexo më shumë: Sonte ndeshjet e para në Ligë të Kampionëve
Marrëveshja aktuale e Iscos skadon në vitin 2018. Ndryshe, gazeta spanjolle ‘Diario Gol’ pretendoi muajin e kaluar se Isco është njëri nga pesë futbollistët që dëshirojnë të largohen nga klubi.
James Rodriguez, Alvaro Morata, Mariano dhe Marco Asensio thuhet se janë të pa kënaqur me jetën nën udhëheqjen e Zinedine Zidanes./arbresh.info
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...