E ardhmja e Iscos te Real Madridi në dyshime pas këtij gjesti

17:18 | 13 Dhjetor 2018
Arbresh Info

E ardhmja e Iscos në Real Madrid thuhet se është në dyshime pas përplasjes së tij me tifozët në disfatën tronditëse 3 me 0 kundër CSKA Moscow.

Real Madridi ka pasur probleme të shumta këtë sezon dhe Isco ka qenë njëri nga lojtarët e profilit të lartë që është kritikuar ashpër nga tifozët, transmeton portali arbresh.info.

Ata kanë qenë të pakënaqur me lojtarin për shkak të një numri të madh paraqitjes jo efektive.

Por, gjërat arritën në një pikë tjetër mbrëmjen e së mërkurës kur Iscos iu bllokua një goditje në zonën e rreptësisë. Gjyqtari vendosi për të mos dhënë rivënie këndore dhe me këtë rast ai reagoi ndaj fishkëllimave të shumta në Bernabeu duke bërtitur i zemëruar: “Çfarë doni?”

Isco më pas ishte fishkëllyer çdo herë që kishte topin në dhjetë minutat e ardhshëm.

Dhe gazeta spanjolle ‘Mundo Deportivo’ thotë se incidenti e ka bërë pozitën e Iscos më të komplikuar.

Isco ka qenë rrallë në fushë te Real Madridi duke bërë vetëm dy paraqitje si startues nën udhëheqjen e trajneri Santiago Solari, i cili zëvendësoi Julen Lopeteguin në muajin tetor, transmeton portali arbresh.info. Por, Solari i doli në mbrojtje Iscos duke thënë:

“Askujt nuk i pëlqejnë fishkëllimat. Por, ne nuk luajtëm mirë dhe ne duhet të përballemi me këtë”

“Nuk e shikojë këtë pjesë. Është frustruse të humbasësh në shtëpi dhe nuk është diçka që ne kemi shpresuar”

“Tifozët u shprehën në atë mënyrë sepse atyre nuk iu pëlqeu rezultati. As neve nuk na pëlqeu”

Mësohet gjithashtu se Isco refuzoi shansin për të qenë kapiten kur Marcelo u largua nga fusha.

Marcelo i dha Dani Carvajalit shiritin e kapitenit në vend të tij dhe braziliani pranoi se ishte i habitur nga sjellja e Iscos.

“Tentova t’i jep shiritin Iscos. Por, ai më tha t’ia jap Carvajalit. Nuk e di arsyen për këtë”, ka thënë ai.

Real Madridi do të përballet me Rayo Vallecanon të shtunën në La Liga para se të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara Arabe për FIFA Kampionatin e Botës për Klube./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme