Pasi Kalidou Koulibalys, tani agjenti i Elseid Hysajt ka paralajmëruar gjithashtu se e ardhmja e tij te Napoli “varet nga Maurizio Sarri” dhe nëse trajneri qëndron.
Strategu do të ulet për të diskutuar me presidentin Aurelio De Laurentiis pasi dyshja kishin debate në media pasi humbën titullin ndaj Juventusit, transmeton portali arbresh.info.
“Shumë do të varet nga Sarri, pasi konfirmimi i tij në bankinë mund të sjell zhvillime të papritura në merkato”, ka thënë agjenti i Hysajt, Mario Giffreddi.
“Do e vlerësoj këtë si një situatë që shkon në formë relative me Sarrin. Shpresoj që trajneri do të qëndroj, pasi unë e konsideroj atë si njërin nga më të mirët në botë, madje edhe pse ka disa defekte”
24-vjeçari ka bërë 33 paraqitje brenda këtij sezoni në Serie A./arbresh.info/
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...
Mbi 3 mijë pjesëtarë të policisë iu nënshtruan kontrolleve s...