E ardhmja e Hirving Lozano-s e dyshimtë

12:26 | 26 Maj 2020
Arbresh Info

Sulmuesi Hirving Lozano, mund të largohet nga Napoli pas vetëm një sezoni në “San Paolo”.

Sipas La Repubblica, meksikani është një ndër lojtarët që mund të nxirren nga klubi në merkaton verore, transmeton portali arbresh.info.

Lojtarët, si Jose Callejon, Allan, Faouzi Ghoulam dhe Arkadiusz Milik duket se kanë vendosur t’i ndajnë rrugët me Napoli-n, por edhe e ardhmja e Lozano-s nuk është e sigurt.

Napoli verën e kaluar për Lozano pagoi 40 milionë nga PSV, ndërsa mund të shitet nëse ofrohet kjo vlerë.

24-vjeçari këtë sezon bërë vetëm 16 paraqitje në Seria A dhe arriti të shënojë dy gola dhe një asistim.

Thuhet se Everton se bashku me Manchester United dhe dy skuadra franceze kanë interesim për lojtarin./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme