E ardhmja e Gianluigi Donnarummas sërish në dyshime

19:36 | 10 Janar 2018
Arbresh Info

Portieri i AC Milanit, Gianluigi Donnarumma mund të largohet nga San Siro në një të ardhme të afërt.

Italiani vendosi të ardhmen e tij në klub në muajin korrik të vitit të kaluar pas një diskutimi të gjatë me klubin dhe agjentin Mino Raiola, transmeton portali arbresh.info.

Super agjenti ishte grindur me zyrtarët e Milanit duke bërë që lojtari të largohet gati nga klubi pas refuzimit për të nënshkruar kontratë e re të ofruar. Përfundimisht, dukej që një kompromis është arritur dhe Gianluigi nënshkroi kontratën e re.

Tani, lojtari duket i vendosur për largim nga klubi dhe Mino Raiola është duke punuar për t’ia hapur rrugët atij. Kjo vjen pas kritikave të shumta nga tifozët e AC Milanit, veçanërisht pas një momenti kur është shfaqur një baner ofendues ndaj lojtarit në San Siro.

Kjo bëri që ai të shpërthej në lot dhe duket se ka pasur gjithashtu një efekt të madh që ndoshta mund ta bëjë edhe të largohet nga klubi.

Paris Saint Germain, Juventusi dhe Real Madridi thuhet se janë të interesuara për të nënshkruar me reprezentuesin e Italisë./arbresh.info/

Të ngjashme