E ardhmja e Gigio Donnarummas do të jetë në Paris. Është e bindur për këtë francezja QS, që ka shpjeguar se portieri kuqezi ka vendosur të largohet nga Milani në fund të sezonit për t’iu bashkuar gjigantëve francezë. Duket se ka qenë vendimtare ndërhyrja e Verratit, për të bindur19-vjeçarin që të transferohet në Ligue 1.
Pra, parashikohet një tjetër verë e nxehtë për futbollistin, që në çdo periudhë merkatoje përflitet se do të largohet nga “Djalli”. Donnarumma është joshur nga projekti i presidentit Al Khelaifi, nga bukuria e kryeqytetit francez dhe sigurisht që ndikim të madh kanë patur edhe këshillat e mesfushorit italian, Verrati, që luan prej shumë sezonesh në Francë.
Pavarësisht deklaratave të vazhdueshme te drejtuesve të “Djallit” se nuk kanë ndërmend të privohen nga një portier kaq shumë i talentuar, pa një kualifikim të mundshëm në Champions do të jenë të detyruar të shesin elementë të rëndësishëm për të shëndoshur financat, transmeton “Albeu.com”.
Kjo lëvizje do t’i kënaqte të gjithë: Donnarumnan, që në Paris do të përfitonte dyfishin e 6 milionë eurove në sezon që merr aktualisht te “Djalli”, kuqezinjtë, që mund të mbushnin arkat me të paktën 70 milionë euro nga kartoni i tij. Sigurisht që tepër i kënaqur do të ishte edhe menaxheri i portierit, Mino Raiola.
Nëse Donnarumma shkon në Paris, zëvendësuesi i tij do të ishte Pepe Reina, një portier me shumë eksperiencë dhe që jep siguri në portë të paktën edhe për 2-3 sezone.
Kanadaja i ‘trembet’ kërcënimit të Trump, njofton rregulla t...
Si pritet të jetë moti për sot në Shqipëri?
Pas pranimit të fajësisë, sot seancë për Shalën dhe Jonuzin
Rusia zgjeron përkufizimin e tradhtisë së lartë, të dënuarit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për sot
LVV prezanton sot kandidatët për deputet