Google ADS

E ardhmja e Cristiano Ronaldos vendoset pas Kupës së Konfederatave

19:13 | 22 Qershor 2017
Arbresh Info

Sipas burimeve nga ‘Sky Sports’, Cristiano Ronaldo do të zhvillojë bisedimet rreth të ardhmes së tij me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, pas Kupës së Konfederatave.

Kapiteni i Portugalisë ka arritur në St Petersburg të enjten pas golit të fitores në ndeshjen kundër Rusisë në Moskë, transmeton portali arbresh.info.

Lexo edhe: Stoke City zbulon të ardhmen e Xherdan Shaqirit

Mësohet që Ronaldo vazhdon të jetë “plotësisht i fokusuar” në progresin e Portugalisë nga grupi i tyre dhe ka ndërmend të diskutoj të ardhmen e tij pas këtij turneu.

Vazhdon të mbetet ende e paqartë nëse Ronaldo dëshiron të diskutoj largimin nga Real Madridi te Paris Saint Germain, ashtu siç raporton gazeta spanjolle ‘Marca’, derisa sulmuesi vazhdon t’i refuzoj pyetjet nga gazetarët te Kupa e Konfederatave rreth të ardhmes së tij.

Lexo edhe: Manchester United nuk heq dorë plotësisht nga Adnan Januzaj

Portugalia luan kundër Zelandës së Re të shtunën dhe fitorja mund t’i siguroj atyre një pozitë si fitues të Grupit A./arbresh.info

Të ngjashme