Drejtori i Manchester United, Ed Woodward do t’ia lë vendimin final trajnerit Ole Gunnar Solskjaeri rreth të ardhmes së sulmuesit Alexis Sanxhez.
ESPN raporton se Woodward është i gatshëm për t’i dhënë fjalën e fundit trajnerit të “Djajve të Kuq” në lidhje me të ardhmen e Sanchezit, transmeton portali arbresh.info.
Ky edicion ka qenë i tmerrshëm për reprezentuesin e Kilit.
Kur United nënshkroi me 30-vjeçarin nga Arsenali në janar të vitit 2018, ata menduan se kanë blerë një lojtar që është i gatshëm për t’i dërguar ata drejtë trofeut.
Edhe pse ai ka arritur të realizojë vetëm tri gola sezonin e kaluar në Premierë Ligë, “Djajtë e Kuq” ishin të vendosur se gjëra të mira mund të vijnë prej tyre.
Por, Solskjaeri do të marrë tani vendimin e fundit rreth të ardhmes së tij gjatë verës./arbresh.info/
Policia dhe Prokuroria në Ferizaj diskutojnë për avancim të ...
Ikin mërgimtarët, s’ka pritje në pikalimet kufitare
Suedia porosit tanke me vlerë gati dy miliardë dollarë
Flamuri në Ambasadën e SHBA-së valon në gjysmështizë
Superliga e basketbollit vjen sonte me dy superduele
Lajçak takon shefin e OKB-së, flasin për Ballkanin Perëndimo...