17 shkurti i vitit 2024, Franco Fodan e gjeti me një mision të ri.
Në ditëlindjen e 16-të të Republikës së Kosovës, trajneri gjerman u emërua selektor i kombëtares në futboll.
Shtatë muajt e parë të përzgjedhësit gjerman ishin të kënaqshëm deri në një pikë, shkruan Arbresh.info.
Pas katër ndeshjeve të para zyrtare në kuadër të Ligës së Kombeve, nën udhëheqjen e Fodas, Kosova ka tri fitore e një humbje.
Aventura e tij në Ligën e Kombeve nisi mjaft keq, duke u mposhtur nga Rumania me rezultat 0-3, në tokën dardane.
Kjo humbje la një shije të hidhur për të, ku nuk e tha as edhe një fjalë të vetme pas ndeshjes.
Si duket, gjermani fjalët i rezervoi për ndeshjen e radhës, e cila ishte ndaj Qipros tri ditë më vonë në Larneca.
Kosova nën direktivat e Fodas, në atë ndeshje dominoi dhe në fund triumfoi me rezultat të thellë 0-4.
Një muaj më vonë, Kosova luajti dy ndeshjet e radhës, të cilat i triumfoi madje me dominim.
Përkundër mungesës së madhe të Vedat Muriqit, sulmi funksioni për mrekulli, ndërsa në ndeshjen e dytë munguan edhe Elvis Rexhbecaj e Valon Berisha.
Më 12 tetor në Kanunas, të përzgjedhurit e Franco Fodas shënuan fitore e dytë me radhë, duke mposhtur Lituaninë me rezultat 1-2.
Kosova shënoi fitoren e tretë me radhë nën drejtimin e gjermanit, pas triumfit me Qipron 3-0.
Tashmë pas katër ndeshjeve të para me Fodan, Kosova ka nëntë pikë dhe ndodhet në pozitën e dytë në grupin 2, të Ligës C të Kombeve.
Nga këto sfida u realizuan nëntë gola dhe u pësuan katër sosh.
Përveç këtyre ndeshjeve zyrtare, Foda me Kosovën ka luajtur edhe tri ndeshje miqësore, ku ka provuar lojtar të ndryshëm, por rezultatet nuk ishin të kënaqshme.
Fakti se vetë roli i ndeshjes miqësore është për të provuar opsione të reja, atëherë edhe kritikat janë më pak të zëshme.
Në muajin mars, Kosova luajti dy ndeshjet e para miqësore nën drejtimin e gjermanit, ku fitoi ndaj Armenisë me rezultat minimal 0-1, teksa ishte mposhtur nga Hungaria 2-0, e cila më pas luajti në Euro 2024.
Një tjetër sfidë luksi ishte ajo me Norvegjinë të cilën, Foda e humbi bindshëm me rezultat 3-0.
Ndonëse këto rezultate për disa nuk janë të kënaqshme, trajneri gjerman në kampin solli disiplinë dhe rregulla të forta.
Kjo e tregon më së miri muaji shtator kur përzgjedhësi largoi nga kombëtarja tre futbollistët kryesor, Aro Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija, për arsye se kishin thyer rregullat e vendosura nga ai dhe FFK.
Thyerje të rregullave ka pasur edhe më herët të cilat disa u raportuan për arsye që të mos prishej atmosfera në kamp, mirëpo asnjëri nga trajnerët e kaluar nuk pati “guximin” të përjashtoj ndonjë futbollistë.
Kosova, trajnerit Foda “ia pa hajrin” edhe në ardhje të reja dhe ndryshime të formacionit.
Risi pati në listën e “Dardanëve” me ardhjen e Fodas, ku për herë të parë u ftuan, Fisnik Asllani e Elvis Rexhbeçaj, teksa ftesë mori edhe gardiani i ri, Amir Saipi, Muharrem Jashari ishte njëri nga lojtarët që tash e shumë kohë e ka merituar ftesën për kombëtare dhe me ardhjen e Fodas nuk mungoi.
Tutje selektori gjerman, vëmendje iu ka kushtuar edhe shumë futbollistëve tjerë që luajnë në Superligën e Kosovës si dhe atyre që bën transfere nga elita e futbollit kosovar.
Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi, Lindon Emërllahu, Ilir Krasniqi, Lumbardh Dellova janë vetëm disa nga futbollistët që po marrin minutat e merituara nga selektori gjerman.
Së fundmi, ishte futbollisti Baton Zabërgja i cili po shkëlqen me Dinamon në Shqipëri, që mori ftesë për ndeshjen e nëntori nga Foda.
Teksa, testin më të vështirë gjermani e kaloi të premten, ku do u përball me Rumaninë në një sfidë e cila, fati i saj nuk dihet.
Lojtarët “Dardan” në krye me kapitenin, Amir Rrahmani u larguan drejt dhomave të veshjes, pas nisjes së fyerjeve të shtetit të Kosovës.
Ata nuk u kthyen më përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të gjyqtarëve.
Deri në ndërprerjen e lojës, rezultati ishte 0-0 me kombëtaren e Kosovës që dominoi lojën por fati nuk ishte me ta, që të gjenin golin.
Mbetet të shihet nëse “Dardanët”, do të marrin fitoren në tavolinë, e cila do jetë e katërta radhazi, çka nuk ka ndodhur asnjëherë në histori që nga pranimi në UEFA e FIFA.
Një gjë tashmë e sigurt loja dhe atmosfera në kampin dardan me selektorin Foda ka ndryshuar rrënjësisht, për dallim nga trajnerët.
Kujtojmë që Franco Foda, ka një karrierë të kënaqshme si trajner, ku arriti ta kualifikojë Austrinë në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
57-vjeçari ka drejtuar austriakët në 48 ndeshje dhe ka një mesatare prej 1.81 pikëve për ndeshje./Arbresh.info/ Drilon Halili/
Dëmtohen disa vazo lulesh në varrezat e fshatit Bresje, poli...
Brazili do të ndalojë përdorimin e celularëve në shkollat fi...
Deri në 90 minuta pritjet për të hyrë në Kosovë nga Dheu i B...
Parashqevi Simaku dërgon mesazh të paharrueshëm nga New York...
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do variojnë temperaturat...
Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria p...