Dzeko u kontaktua në janar nga Real Madridi

18:26 | 23 Mars 2018
Arbresh Info

Merkato dimërore e transferimeve nuk është pëlqyer asnjëherë nga Florentino Perez dhe historikisht as nga Real Madridi, por kjo mund të ketë ndryshuar këtë vit për shkak se është zbuluar që ‘Los Blancos’ kanë kontaktuar sulmuesin e Romas, Edin Dzekon.

Përveç arritjes së Marcelos dhe Higuainit, shumë pak lojtarë që i janë bashkuar klubit spanjoll në merkaton e muajit janar kanë ofruar zgjidhje, transmeton portali arbresh.info.

Derisa Kepa ishte shënjestra e tyre kryesore në merkaton e muajit janar në vitin 2018, Real Madridi shikoi gjithashtu në opsione të tjera dhe në zona të tjera të skuadrës, dhe njëra prej tyre ishte Dzeko.

Ky ishte momenti më i vështirë që Karim Benzema ka pasur ndonjëherë në klub.

Zinedine Zidane kishte dhënë fjalën e fundit edhe pse fillimisht refuzoi të pranoj transferimin e Kepas dhe më pas nuk i hapi dyert as një sulmuesi të ri, megjithëse dëgjoi propozimet nga bordi.

Së pari ishte Chelsea që kërkoi transferimin e Dzekos dhe më pas Real Madridi, por në të dy rastet ata i ofruan atij rolin në skuadër vetëm si një zëvendësues.

Jeta sportive dhe ajo private në Romë e bënë atë të rishqyrtoj gjithçka dhe në fund përfundoi duke vendosur për të vazhduar qëndrimin në Itali./arbresh.info/

Të ngjashme