Edin Dzeko thotë se vendimi për penalti ishte i “papranueshëm dhe nuk mund të ndodhë në këtë nivel” pas barazimit të Romas ndaj Borussia Monchengladbachit.
Nicolo Zanilo dërgoi në avantazh skuadrën italiane me një gol gjatë pjesës së parë, por mysafirët në Olimpico barazuan gjithçka për shkak se gjyqtari akordoi penalti në sekondat e fundit të ndeshjes duke vlerësuar se Chris Smalling e kishte prekur me dorë topin ndërkohë që pamjet tregonin qartë se topi goditi fytyrën e tij, transmeton portali arbresh.info.
“Është një gabim serioz që nuk mund të ndodhë në këtë nivel. Kjo ndryshon rezultatin, të gjithë ndeshjen, të gjithë grupin”, ka thënë Dzeko për Sky Sports Italia.
“Tani ne kemi edhe tri ndeshje të tjera ku mund të ndodhë gjithçka. Një fitore sot mund të na kishte bërë më lehtë. Unë nuk mund ta kuptoj gjyqtarin, ai ishte shumë i sigurt se kishte të drejtë, por e pash se topi e goditi në fytyrë Smalling. Kur e pash rastin të përsëritur më pas në televizion, ishte thjeshtë e jashtëzakonshme”
“Gjyqtari vazhdoi të insistoj se ishte penalti, i thash atij se ishte në fytyrën e tij dhe jo në duar. Ju mund ta shihni edhe shenjën në fytyrën e Smallingut ku e kishte goditur topi”
“Ju nuk mund të jepni një penalti ashtu në minutën e 95′. Është e papranueshme. Ne nuk kemi pasur asnjë rrezik gjatë pjesës së dytë dhe humbëm dy pikë këtu. Nuk mund të bëjmë asgjë rreth kësaj, duhet të shikojmë përpara”, përfundon Dzeko./arbresh.info/
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...