Dzeko i siguron tre pikë Interit kundër Venezias

20:00 | 22 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Interi ka arritur një tjetër fiotre në Serie A, duke mposhtur në shtëpi Venezian me rezultat 2-1.

Kur askush nuk prishte, mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 19-të përmes Thomas Henry.

Pas këtij goli, “Nerazzurrët” u hodhën tërësisht në sulm në kërkim të rikthimit të rezultatit.

Goli i barazimit erdhi në minutnë e 40-të, ku Nicolo Barella realizoi gol për të çuar skuadrën e tij në pushimin e pjesës së parë me shifra 1-1.

Edhe pjesa e dytë ishte tërësisht nën dominimin e vendasve.

Por, përkundër rasteve të krijuara vazhdimisht, goli i fitores erdhi në minutën e 90-të, ku Edin Dzeko shënoi për 2-1 dhe për t’i arkëtuar skuadrës së tij pikë të plota kundër Venezias.

Me këtë fitore, Interi vazhdon kryesimin në Serie A me 50 pikë të grumbulluara, ndërsa Venezia gjendet në vendin e 17-të me 18 pikë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme