Një anëtar i ekipit të hokejit të Australisë është arrestuar në Paris dhe ndodhet në paraburgim për dyshime se ka blerë substancë narkotike të llojit kokainë.
Zyra e prokurorit të Parisit konfirmoi se sportisti u arrestua të martën në mbrëmje për blerjen e kokainës. Komiteti Olimpik i Australisë (AOC) nuk ka zbuluar emrin e individit dhe nuk ka dhënë detaje për shkeljen specifike, duke theksuar se nuk janë bërë akuzat formale ende, përcjell Arbresh.info.
Në media është raportuar se lojtari në fjalë është Tom Craig, një medalist argjendi olimpik i Tokyo 2020, i cili është 28 vjeç. Megjithatë, BBC nuk ka mundur ta verifikojë këtë informacion. BBC Sport ka kontaktuar AOC për të konfirmuar nëse Craig është personi i përmendur.
Në një deklaratë për BBC, zyra e prokurorit tha: “Oficerët e policisë, të cilët dëshmuan një transaksion të kokainës në një ndërtese në arrondissementin e 9-të të Parisit në natën e 6 deri më 7 gusht, arrestuan shitësin, i lindur në dhjetor 2006, dhe blerësin, i lindur në shtator 1995 në Australi, i cili thuhet se është anëtar i ekipit të hokejit të fushës të Australisë.
“Duke marrë parasysh sasitë e drogës të sekuestruara nga shitësi, hetimi është kaluar në duar të policisë kundër narkotikëve.”
Ekipet e hokejit të meshkujve dhe femrave të Australisë u eliminuan në fazën çerekfinale të Lojërave Olimpike të Parisit 2024.
“AOC po vazhdon hetimet dhe po organizon mbështetje për anëtarin e ekipit,” tha organizata.
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...