Google ADS

Dyshja shqiptare Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani me golat e tyre i dhurojnë fitoren Rapidit

22:13 | 16 Shkurt 2024
KRG

Rapid Bukureshti ka regjistruar fitoren e pestë rresht në Liga 1 të Rumanisë. Edhe kësaj radhe fjalën kryesore e thanë futbollistët kosovarë.

Rapidi triumfoi si vendas ndaj Hermannstadt me rezultatin 2:0. Kjo ndeshje i takoi javës së 26-të.

Ermal Krasniqi (54′) dhe Albion Rrahmani (66′) shënuan golat e fitores për vendasit. I pari ishte edhe asistues te goli i të dytit.

Për Krasniqin ishte goli i tij i dytë në elitën e futbollit rumun dhe asistimi i tretë, kurse Rrahmani tani numëron nëntë gola.

Të dy reprezentuesit e Kosovës ishin titullarë në këtë sfidë. Sulmuesi anësor qëndroi në fushë për 75 minuta, kurse qendërsulmuesi kompletoi një tjetër ndeshje të plotë.

Edhe sulmuesi tjetër kosovar, Florent Hasani, u aktivizua sonte duke u inkuadruar si zëvendësues në minutën e 75-të.

Rapidi pas kësaj fitore ka 48 pikë dhe vazhdon të jetë i dyti në tabelë, me gjashtë pikë më pak se lideri, FCSB, që momentalisht ka një ndeshje më pak.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme