Dyshja kosovare shkëlqeu mbrëmë me Rapidin në Rumani

11:38 | 21 Korrik 2024
D.H

Albion Rrahmani dhe Florent Hasani kanë qenë vendimtar mbrëmë në barazimin e Rapidit të Bukureshtit ndaj Clujit në takimin e xhiros së dytë në Superligën e Rumanisë.

Ndeshja u përmbyll 2-2, kurse dyshja kosovare realizuan nga një gol secili, shkruan Arbresh.info.

Albion Rrahmani realizoi golin e parë këtë sezon në minutën e 53-të për të barazuar rezultatin në 1-1.

Ndërsa Rapidi u gjend sërish në disavantazh sërish në minutën e 75-të.

Por ‘heroi’ i vendasve kësaj radhe ishte Florent Hasani i cili shënoi në minutën e shtatë shtesë për të evituar humbjen dhe për barazimin e dytë të skuadrës së tij këtë sezon.

Rrahmani këtë ndeshje ka luajtur 70 minuta pasi u largua nga lojë për arsye lëndimi kurse Hasani u inkuadrua në lojë në minutën e 84-të për të shpërthyer në fund.

Në anën tjetër edhe te Cluji janë paraqitur dy lojtarë të Kosovës, Meriton Korenica i cili luajti 95 minuta, teksa dy minuta në fund iu dhanë edhe Armend Thaqit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme