Dyshja e Valencias mungon në udhëtimin te Barça

15:51 | 16 Mars 2017
Arbresh Info

Valencia do të jetë pa dyshen në sulm, Luis Nani dhe Santi Mina, për vizitën e së dielës në Barcelonë.

Mina ka startuar në dy ndeshjet e kaluara për skuadrën e Voros pas tri javëve qëndrim jashtë fushës për shkak të lëndimit në gju, por sulmuesi e pësoi edhe një lëndim në pulpë të këmbës së fundmi, transmeton portali arbresh.info.

Nga ana tjetër, portugezi Luis Nani ka pasur probleme me kofshë që nga ndeshja e fituar muajin e kaluar ndaj Real Madridit.

Valencia ka siguruar fitore sezonin e kaluar në ‘Camp Nou’./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme