Dyshja e Barcelonës kërkon largimin pas vetëm gjashtë ndeshjeve

21:13 | 30 Shtator 2017
Arbresh Info

Dy reprezentuesit e Spanjës kanë luftuar për minuta në La Liga këtë sezon dhe të dy janë duke kërkuar largimin nga Barcelona nëse shanset e tyre te gjiganti kataluans qëndrojnë kështu.

Gerard Deulofeu dhe Paca Alcacer janë të dy të gatshëm të largohen nga Barcelona pas vetëm gjashtë ndeshjeve të zhvilluara këtë sezon deri tani në La Liga, transmeton portali arbresh.info.

Anësori Gerard Deulofeu i përgatitur për largim nga Barcelona për shkak të kohës së tij të limituar në fushë
Anësori Gerard Deulofeu i përgatitur për largim nga Barcelona për shkak të kohës së tij të limituar në fushë

Koha e dyshes në fushë ka qenë shumë e limituar nën udhëheqjen e trajnerit të Barcelonës, Ernesto Valverde, dhe janë të përgatitur për largim nga Nou Camp nëse vazhdojnë të mos jenë pjesë e planeve të trajnerit.

Bazuar në gazetën spanjolle ‘Marca’, të dy, Delofeu dhe Alcacar, synojnë inkuadrimin në skuadrën e Spanjës për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Ata deklarojnë që klubi katalunas nuk do t’i lejojë ata të largohen në muajin janar pasi besojnë që kanë ende një rol të rëndësishëm në skuadër.

Paco Alcacer nuk ka qenë pjesë e gjigantit katalunas qysh pas përfundimit të muajit gusht
Paco Alcacer nuk ka qenë pjesë e gjigantit katalunas qysh pas përfundimit të muajit gusht

Megjithatë, Alcacer raportohet se do të vendos muajin e ardhshëm nëse dëshiron të qëndrojë te Barcelona pas dështimit për të arritur në nivelin e tij më të mirë qysh pas transferimit për 26 milionë funta nga Valencia në vitin 2016.

Ndërkohë, Deulofeu ka luajtur shtatë herë megjithëse ka dështuar për të hyrë në fushë në dy ndeshjet e fundit./arbresh.info/

Të ngjashme