Sulmuesi i Juventus-it, Paulo Dybala ka folur për lidhje që ka me yllin e Barcelonë-s, Leo Messi.
Dyshja argjentinase luajnë se bashku në Kombëtare, mirëpo Dybala më herët ka thënë se nuk mund të luaj se bashku me gjashtë herë fituesin e Topit të Artë, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Dybala beson se taktikat janë problem dhe nuk duhet ti thoshte asnjëherë ato fjalë.
“Ndoshta duhet që t’i thosha ndryshe, kurrë nuk provoj t’i kritikojë bashkëlojtarët”.
“Taktikat janë shumë të njëjta. Do të doja të jepja më shumë për Argjentinën dhe të arrij rezultate më të mira në grup”.
“Luajta pak në Kupën e Botës dhe Kupën e Amerikës, por gjithmonë e kam respektuar vendimin e trajnerit”, deklaroi ai.
Dybala shumicën e ndeshjeve për Kombëtaren e Argjentinës qëndron në stol, pasi sulmi është i formuar nga treshja, Di Maria, Aguero, Messi./arbresh.info.
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor