Dybala shkëlqen në fitoren e Romës ndaj Torinos

21:22 | 26 Shkurt 2024
KRG

AS Roma ka regjistruar fitoren e radhës në Serie A, duke vazhduar kështu garën për një vend në top-katërshe.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të, skuadra e drejtuar nga Daniele De Rossi mposhti Torinon, shkruan Gazeta Express.

Takimi i luajtur në stadiumin “Olimpico” përfundoi me rezultatin 3:2.

Në triumfin e romakëve shkëlqeu Paulo Dybala (42’ penallti, 58’, 69’), duke realizuar het-trik.

Për torinezët realizuan Duvan Zapata (44’) dhe Dean Huijsen (89’ autogol).

Roma pas kësaj fitore ka 44 pikë dhe renditet e gjashta në tabelë.

Torino me 36 pikë pozicionohet në vendin e dhjetë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme