Google ADS

Dybala rikthehet nga lëndimi i gatshëm për të ndihmuar Romën ndaj Juventusit

23:09 | 28 Dhjetor 2023
D.H

Paulo Dybala është rikthyer plotësisht nga lëndimi që pësoi në ndeshjen ndaj Fiorentinës.

Sipas medieve italiane shanset për ta parë sulmuesin duke luajtur në ndeshjen ndaj Juventusit madje edhe si startues janë të mëdha, shkruan Arbresh.info.

Ndeshja do të luhet ditën e premte  në “Allianz Stadium”.

Vendimi përfundimtar do të merret nesër, por me kalimin e orëve, situata për Dybalan duket edhe më e favorshme.

Megjithatë, qëllimi kryesor i trajnerit Jose Mourinho është që të mos rrezikojë, duke marrë parasysh lëndimet e shumëta të argjentinasit këtë sezon.

Teksa vetë Dybala është i gatshëm për të qenë startues në ndeshjen kundër ish-skuadrës së tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme