Google ADS

Dybala rezulton përsëri pozitiv në koronavirus për herë të katërt

08:48 | 29 Prill 2020
Arbresh Info

Ylli i Juventus-it, Paulo Dybala ende nuk ka arritur të shërohet nga koronavirusi.

Me 21 mars argjentinasi konfirmoi se ishte me Covid-19 se bashku me të dashurën, Oriana Sabatini, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, sipas El Chiringuito, Dybala ka pasur katër testime në gjashtë javët e fundit dhe të gjitha kanë rezultuar pozitiv.

Dybala në kohën e fundit ka thënë se ndihet shumë mirë, por ende nuk ka arritur ta mposhtë Covid-19.

26-vjeçari mbetet lojtari i vetëm te “Zonja e Vjetër” me koronavirus sepse Blaise Matuidi dhe Daniele Rugani janë shëruar javën e kaluar./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme