Google ADS

Dybala ofrohet nga Juve në marrëveshjen shkëmbyese me Neymar

17:30 | 18 Korrik 2019
Arbresh Info

Raporte tronditëse në Spanjë sugjerojnë se ylli i Juventusit, Paulo Dybala, mund të shfrytëzohet si pjesë e marrëveshjes për shkëmbim me sulmuesin e Paris Saint Germain, Neymarin.

Neymar ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga PSG këtë verë dhe ka shtyrë rikthimin e tij në stërvitjet parasezonale duke zemëruar tutje klubin, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, askush nuk është i përgatitur për të paguar klauzolën e tij prej 222 milionë euro që ishte aktivizuar nga Barcelona vitin e kaluar.

“Blaugranët” kanë menduar rikthimin e tij por drejtori i PSG-së, Leonardo, ka paralajmëruar ata nuk kanë qenë në gjendje për të bërë marrëveshje, veçanërisht pasi paguan klauzolën prej 120 milionë euro për të siguruar shërbimet e Antoine Griezmann nga Atletico Madridi.

Tani, El Chiringuito në Spanjë sugjeron se Neymari mund të jetë pjesë e marrëveshjes për t’iu bashkuar Juves në shkëmbim me Dybalan duke formuar kështu një sulm të jashtëzakonshëm me Cristiano Ronaldon, transmeton portali arbresh.info.

Kjo vjen pas pretendimeve nga Rai Sports se babai i Neymarit është takuar me drejtorin e Juves, Fabio Paraticin, në Torino dhe raporteve nga Mundo Deportivo se “Zonja e Vjetër” është njëra nga destinacionet e mundshme të Neymarit.

27-vjeçari ishte bërë lojtari më i shtrenjtë në botë kur iu bashkua PSG-së nga Barcelona në verën e vitit 2017 për 222 milionë euro.

Ai ka shënuar 51 gola brenda 58 ndeshjeve për gjigantin francez duke fituar dy tituj në Liga 1./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme