Google ADS

Dybala me një gol fantastik ndaj Atleticos nga një kënd thuajse ‘i pamundur’

22:43 | 26 Nëntor 2019
A. B.

Juventusi e ka mbyllur me epërsi prej një goli pjesën e parë të ndeshjes kundër Atletico Madridit, të vlefshme për fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Zonja e Vjetër e ka siguruar pjesëmarrjen në fazën e eliminimit direkt të garës më të madhe evropiane për klube, ndërsa këtë sfidë e zhvillon në kërkim që ta sigurojë edhe vendin e parë në Grupin D.

Në gjysmën e parë të takimit të zhvilluar në Juventus Stadium u shënua vetëm një gol dhe atë e realizoi ekipi vendas.

Rezultati u zhbllokua në minutat shtesë të fraksionit të parë (45’+2) me një gol të mrekullueshëm të shënuar nga Paulo Dybala.

Sulmuesi argjentinas mori përgjegjësinë për ta ekzekutuar një gjuajtje të lirë dhe goditi nga një kënd thuajse ‘i pamundur’, ndërsa topi përfundoi në portën e Jan Oblak. /Telegrafi/

https://twitter.com/fanofdmca/status/1199429858222387200?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1199429858222387200&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fdybala-nje-gol-fantastik-ndaj-atleticos-nga-nje-kend-thuajse-pamundur%2F

https://twitter.com/FutbolBible/status/1199430779618635776?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1199430779618635776&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fdybala-nje-gol-fantastik-ndaj-atleticos-nga-nje-kend-thuajse-pamundur%2F

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme