Ylli i Juventusit, Paulo Dybala beson që skuadra e tij është në të njëjtin nivel si gjigantët e tjerë evropian – Barcelona, Real Madrid dhe Bayern Munich.
Kampioni në Serie A është në përpjekje për t’iu bashkuar treshes në çerekfinale të UEFA Ligës së Kampionëve, pas avantazhit 2 me 0 të siguruar në takimin e parë, transmeton portali arbresh.info.
“Qysh nga fillimi i Ligës së Kampionëve, ne kemi qenë në të njëjtin nivel si Barcelona, Real Madridi dhe Bayern Munichu”, tha Dyabala në një konferencë. “Nëse ne vazhdojmë tutje, ne do të jemi sërish në të njëjtin nivel”
“Ne jemi gjithashtu në krye të ligës dhe kemi fituar ndeshjen për Kupë të Italisë [gjysmëfinalen kundër Napolit]. Në disa mënyra, ne jemi duke luajtur edhe më mirë se ata”
23-vjeçari nga Argjentina ka fituar deri tani tre trofe në Juvents./arbresh.info
Kryeministri kanadez takohet me Trump mes kërcënimeve për rr...
“Ne duhet të ndryshojmë”, Hansi Flick tregon fajtorin për hu...
Rizvanolli: Prurjet e ujit në KEK kanë arritur nivele optima...
Bora arrin deri në 20 cm në zonat malore të Shqipërisë
Pse më së vështiri janë Peshqit në horoskop për t’u kuptuar
Ministri britanik për Evropën: Duhet hetim i plotë dhe urgje...