Mediat italiane ditëve të fundit kanë raportuar se Dybala tanimë ka pranuar një ofertë të majme nga Arabia Saudite që t’i bashkohet klubit Al-Qadsiah, të cilët kanë vënë në tavolinë një ofertë masive prej 75 milionë euro.
Sky Sport Italia, ka raportuar se lojtari argjentinas ka rënë dakord me kushtet personale, për një kontratë tre vjeçare me vlerën e 75 milionë euro për sezon plus edhe bonuse, ndërsa tanimë ka mbetur vetëm marrëveshja mes dy klubeve, shkruan Arbresh.info.
Dybala aktualisht është stërvitur me skuadrën e AS Roma-s si zakonisht ndërsa bisedimet për kartonin e tij janë duke u zhvilluar.
Megjithatë, mediat italiane ditëve të fundit gjithashtu kanë raportuar se lojtari ka marrë vendimin të qëndrojë tek skuadra e Romës, mirëpo një ofertë masive nga Arabia Saudite mund të ndryshojë vendimin e tij. /Arbresh.info
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...