Ylli i Juventus, Paulo Dybala, ka treguar disa detaje nga ajo se si u përball me Covid19.
Dybala ishte në mesin e lojtarëve të Juventus që u konfirmuan pozitiv në testet e Covid.
Jeta për argjentinasin duket të mos ketë qenë e lehtë këto ditë, me lojtarin që zbuloi se kishte vështirësi edhe në frymëmarrje.
“Kisha simptoma të forta, por sot ndihem shumë më mirë. Tani mund të eci më mirë, madje po provoj të stërvitem” ka thënë Dybala, transmeton lajmi.net.
“Mezi merrja frymë, nuk mund të bëja asgjë pas pesë minutave. Ndjeja dhimbje në muskuj. Për fat të mirë, Oriana dhe unë jemi më mirë tani” ka shtuar argjentinasi.
Dybala kishte rezultuar pozitiv në Covid19, së bashku me të dashurën e tij, Oriana.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...