Ylli i bardhezinjve, Paulo Dyabala në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s ka folur për rivalët francez.
“Do të jenë dy ndeshje shumë të vështira. Monaco është duke kryesuar kampionatin francez dhe po e bën shumë mirë detyrën në Ligën e Kampioneve. Në Ligën e Kampionëve mund të jetë viti ynë, ndërsa jemi duke bërë më të mirën në të gjitha garat.
Natyrisht, nuk do të jetë e lehtë, sepse janë edhe tri ekipe të tjera, që duan për ta fituar Champions-in, por ne do të japim më të mirën për ta fituar këtë trofe.
Dybala ka zbuluar dhe lojtarin e tij të preferuar:
“Ronaldinho ishte një nga lojtarët e mi të preferuar, që fëmijë. E kam bërë të qartë se duhet të luaj gjithmonë me buzëqeshje. Ndonjëherë, trajnerët dhe lojtarët në Europë nuk e konsiderojnë futbollin siç bëjmë ne në Amerikën e Jugut. Gjithmonë përpiqem që të argëtohem me futbollin, por ky është vetëm mendim im.”
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?