Paulo Dybala e ka zgjedhur Interin.
Për këtë është e sigurt e përditshmja italiane, “Gazzetta dello Sport”, përcjell “Gazeta Express”.
Sulmuesi argjentinas do të ndahet në fund të këtij sezoni me Juventusin, me të cilin nuk arriti marrëveshje për vazhdimin e kontratës, e cila do t’i skadojë më 30 qershor.
E ndërkohë, ish-futbollisti i Palermos duket se ka arritur marrëveshje me Interin, me të cilin do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare.
Gjithashtu, përfaqësuesit argjentinas i është premtuar një rol i rëndësishëm dhe lider i ekipit “Nerazzurri”.
Numri 10 i Juves dëshiron të hakmerret ndaj klubit të tij aktual.
Interesim për Dybalan kishte shfaqur edhe Manchester United, por duket se ai preferon më shumë të vazhdojë të luajë në Serie A. /Gazeta Express/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...