Dybala do të mbetet te Juventusi

08:38 | 29 Tetor 2021
Arbresh.info

Sulmuesi Paulo Dybala do të vazhdojë të mbetet pjesë e gjigantit italian.

Argjenitinasi ka kontatë aktualke me Juventusin vetëm deri në qershorin e vitit 2022.

Futbollisti prej kohësh ka nisur bisedimet me drejtuesit e klubit për një kontratë të re, dhe duket se një gjë e tillë është arritur.

Sipas gazetarit Cesar Luis Merlo, marrëveshja mes dy palëve është arritur dhe Dybala do të zgjat kontratën me ‘Bianconerët’.

Me marrëveshjen e re, argjentinasi do të mbetet pjesë e “Zonjës së Vjetër” deri në qershor të vitit 2026.

Gjithçka pritet të zyrtarizohet ditët e ardhshme nga klubi i Juventusit. /lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme