Paris Saint-Germain është çdo vit, një nga blerësit më të mëdhenj të afatave kalimtare. Klubi nga kryeqyteti francez do të kenë një ekip plot yje, megjithëse kohët e fundit duket se duan të ndërtojnë një ekip më solid bazuar në talentet e së ardhshmes.
Ardhja e Luis Enrique dhe largimi i lojtarëve si Neymar, Leo Messi dhe Kylian Mbappe do të thotë se filozofia e klubit ka ndryshuar, edhe pse duket se këtë verë ata do të jenë sërish një nga shpenzuesit më të mëdhenj .
Dëshira kryesore është sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen, i cili ka qenë një nga golashënuesit më të mirë në Evropë në sezonet e fundit. Largimi i Kylian Mbappe, sezoni i keq i Kolo Muanit dhe mosshpërthimi i Gonçalo Ramos bëjnë që Luis Enriquen të kërkojë një numër ‘’9′ që garanton gola.
Ai do të kalojë në PSG nëse Napoli i Antonio Contes, trajneri i ri i skuadrës italiane, do të merrte lojtarin që dëshiron, Romelu Lukakun.
Protagonisti tjetër i madh i Parisit është Joao Neves, mesfushori shumë i ri, vetëm 19 vjeç, i cili ka qenë një nga sensacionet e sezonit.
Aktualisht është në pronësi të Benficas, klub që di të shes vetëm për shuma të mëdha, duke konfrimuar me shitjet e Darëin Nuñez, Enzo Fernández dhe João Félix.
PSG gjithashtu duhet të kryejë një sërë lëvizjesh me largime në skuadrën e saj. Një prej tyre është Manuel Ugart, i cili tashmë i ka thënë po Manchester United.
Një tjetër nga emrat e përmendur është ai i Xavi Simons, i cili edhe pse nuk ka luajtur nën drejtimin e Luis Enrique, është ende pronë e klubit.
Simons ka shkëlqyer në Euro 2024 dhe synimi i holandezit është largimi dhe destinacioni që duket më i mundshëm është ai i Bayern Munichut. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...