Cristiano Ronaldo është dënuar me dy vite burg dhe një gjobë prej 19 milionë euro pasi është shpallur fajtor për evazion fiskal në Spanjë.
33-vjeçari ishte i ngarkuar me katër akuza për mashtrim tatimor të kryera nga viti 2011 deri në vitin 2014 që arrinin shumën prej 14.7 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Ronaldo nuk do të shpenzoj kohë në burg edhe pse është shpallur fajtor ndaj këtyre akuzave, por do të paguaj shumën e plotë të taksave, plus interesimin, te thesari spanjoll.
Agjencia spanjolle taksave tani ka dhënë miratimin e tyre për marrëveshjen e arritur mes Ronaldos, prokurorisë dhe avokatit shtetëror.
Vitin e kaluar, Ronaldo mohoi për ndonjë keqbërje pas një hetimi nga autoritetet spanjolle.
“Unë nuk kam fshehur asnjëherë asgjë dhe asnjëherë nuk kam tentuar t’i shmangem taksave”, i ka thënë ai gjyqtares spanjolle Monica Gomez gjatë një dëgjimi me dyer të mbyllura korrin e kaluar.
Ronaldo aktualisht është në pushime pas edicionit të Portugalisë në Kampionatin Botëror, por lojtari ndërpreu ato për të finalizuar transferimin prej 100 milionë euro te Juventusi në fillim të këtij muaji.
Sulmuesi, i cili u largua nga Real Madridi si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, nuk ka udhëtuar me skuadrën e Juves për turneun e tyre para-sezonal të Shteteve të Bashkuara./arbresh.info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...