Roma nuk ka mundur të marr më shumë se një barazim me Veronën në ndeshjen që u mbyll 2-2.
Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për mysafirët që arritën të shënonin që në minutën e pestë.
Antonin Barak ishte ai që shënoi për 1-0, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon.
Verona shtoi epërsinë në minutën e 20-të me Adrien Tameze që shënoi për 2-0.
Giovanni Simeone shënoi në minutën e 32-të, por goli u anulua nga VAR.
Në pjesën e dytë Roma u bë më e gjallë dhe filloi të krijojë më shumë.
Ndeshja u hap në minutën e 65-të, kur i riu Cristian Volpato shënoi për 2-1. Ky ishte gol në debutimin e tij në Serie A.
Kur ndeshja po shkonte kah fundi, në skenë doli Edoardo Bove, tjetër lojtar i ri i Romës, që barazoi shifrat në 2-2.
Nuk mund të mungonte një skenë e Jose Mourinhos, i cili u ndëshkua me karton të kuq.
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...