Google ADS

Dy skuadrat e vetme që nuk dinë për humbje në ligat kryesore të Evropës

14:42 | 4 Janar 2019
A. B.

Humbja nga Manchester City ka qenë e rëndë për Liverpool.

Skuadra e trajnerit Jurgen Klopp, përveç që lëshoi pikë në garën për titull, ka pësuar edhe humbjen e parë këtë sezon.

Kjo humbje erdhi nga Manchester City me rezultat 2:1 në ‘Etihad Stadium’.

Me humbjen e Liverpool, tani në pesë ligat kryesore të Evropës kanë mbetur vetëm dy skuadra të pamposhtura.

Bëhet fjalë për Juventusin në Serie A dhe PSG-në në Ligue 1.

Juventus pas 19-të ndeshjeve të zhvilluara ka arritur 17 fitore dhe dy barazime në elitën e futbollit italian, ndërsa PSG pas 17 xhirove, numëron 15 fitore dhe dy barazime.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme